Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtari i famshëm ndalon koncertin: Skena përfshihet nga flakët!

July 12
10:38 2018

Një gjë është e sigurtë: Kur Bruno Mars performon vendi do të ndizet i gjithi… ose simbolikisht, ose me të vërtetë!

Në fakt, gjatë koncertit të tij në Glasgow, Britani e Madhe, skena e Brunos është përfshirë nga një incident aspak i këndshëm, ku nga efektet piroteknike skena ka marrë flakë.

Menjëherë në ekranet e shoë-t janë shfaqur mesazhet në raste alarmi, ku janë lajmëruar të gjithë se koncerti po ndalon dhe të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë.

Ka mjaftuar 8 minuta që stafi i turneut të fikë flakët dhe të rinisë koncerti.

Sapo është ngjitur në skenë, Bruno ka nisur të këndojë një version acapella duke thënë: “We burned the stage down in Glasgow/ Ne e dogjëm në Glasgow!”.

Na vjen mirë që i gjithë incidenti ka përfunduar me kaq dhe të gjithë më pas, kanë shijuar koncertit e një prej artistëve më të mirë modern. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje