Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtari Gigi D’Alessio: Do të këndoj 15 vjet për të paguar borxhet

Këngëtari Gigi D’Alessio: Do të këndoj 15 vjet për të paguar borxhet
September 01
18:25 2016

Këngëtari italian Gigi D’Alessio është futur në krizë financiare.

Kompanitë nën zotërimin e tij kanë falimentuar, duke e vënë në një situatë shumë të vështirë.

“Do të këndoj vetëm për të paguar borxhet në 15 vitet e ardhshme”, – shprehet ai për gazetën “Corriere della Sera”.

Ndër personat që presin shlyerjen e borxheve është edhe ish-seks simboli Valeria Marini, e cila i ka huazuar këngëtarit plot 200 mijë euro.

“Do t’i respektoj impenjimet e mia, në pritje që edhe dikush tjetër t’i respektojë të tijat ndaj meje. Unë jam viktima dhe jo xhelati”, – deklaron Gigi.

Ai i referohet Giovanni Cottone-s, ish-bashkëshortit të Valerias, me të cilin provoi të fuste në Itali markën “Lambretta”, gjë që rezultoi e pasuksesshme.

Ndër të tjera, vilat e tij në Sardegna dhe tokat i janë sekuestruar. /Blitz.al/

Shperndaje