Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtaret shqiptare të gjitha me flokë të gjata…

Këngëtaret shqiptare të gjitha me flokë të gjata…
October 26
16:29 2016

Personazhet e showbiz-it shqiptar bëjnë shpesh ndryshime në look-un e tyre. Në çdo klip të ri ata/ato përpiqen që të sjellin diçka të re për publikun. Për femrat, një nga gjërat me të cilat eksperimentohet më së shumti janë flokët. Kohët e fundit janë kthyer në modë flokët e gjatë dhe larg këtij trendi nuk mund të mbeteshin as vajzat shqiptare të showbiz-it./Blitz.al/

Anxhela Peristeri, në klipin e saj të fundit, na prezantoi një Anxhela seksi, bionde, me flokë të gjatë e kaçurrela, ndryshe nga ajo që kemi parë në projektet e saj të mëparshme.

anxhela

Besa Kokëdhima eksperimenton shpesh me look-un. Në fejesën e motrës së saj, Bora Kokëdhima, këngëtarja u shfaq me një fustan jeshil dhe flokët e gjatë biondë e dukej me të vërtetë shumë bukur.

besa2

Dhurata Dora para pak minutash ka shpërndarë në Instagram disa foto ku paralajmëron projektin e saj më të ri në të cilin do të shfaqet me flokë të gjatë.

dhurata

Elvana Gjata ka publikuar në rrjete sociale disa fotografi  të shkrepura për një koleksion veshjesh frymëzuar nga titulli i këngës “Lejla”. Në to ajo shfaqet me flokë të gjatë e të derdhur dhe elegante.

elvana2

 

Samanta Karavella, edhe pse në përditshmëri i ka flokët e shkurtër, në projektin e fundit me titull “Si ai” ajo është shfaqur me flokë të gjatë.

samanta

Tuna Sejdiu në këngën “Dy tima” u shfaq si gjithnjë bionde. Duhet thënë se asaj i pëlqen të ndërrojë shpesh look, por gjithnjë u rikthehet flokëve të gjatë.

tuna

Komento
Shperndaje