Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtaret shqiptare kanë një përgjigje për deklaratën e Adelina Ismailit se muzika është kthyer në prostitucion

Këngëtaret shqiptare kanë një përgjigje për deklaratën e Adelina Ismailit se muzika është kthyer në prostitucion
April 01
18:28 2017

Vetëm disa ditë më parë, Adelina Ismaili, në një intervistë për NIN në “Klan Kosova” ka thënë ndër të tjera se muzika sot është kthyer në prostitucion dhe se ajo nuk do të donte që fëmija i saj të merrej me showbiz, duke qenë se ajo vetë ka kaluar shumë eksperienca të këqija si pasojë e kësaj.

Në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës janë mbledhur disa nga këngëtaret shqiptare të cilat kanë dhënë reagimin e tyre për këtë deklaratë të fortë të Adelinës. Orgesa Zaimi ka thënë se ajo e admiron Adelina Ismailin dhe gjithçka ajo ka dhënë në muzikë, edhe pse e quan këtë si një akuzë të rëndë. Megjithatë, këngëtarja ka thënë se sot muzika vlerësohet më shumë si imazh sesa si produkt muzikor dhe kjo është diçka që i gjithë tregu arrin ta dallojë. Nga ana tjetër, Xhesika Polo ka thënë se arti sigurisht që nuk është shumë i pastër, por të bësh deklarata të tilla, duke qenë në pozita jo shumë të favorshme, pasi edhe Adelina nuk është se e ka filluar karrierën e saj me ndonjë super vokal, është e tepërt, sepse ajo më tepër e ka fituar famën nga veshja që përdorte. Ndërkohë edhe Olta Boka nuk e ka parë të arsyeshëm këtë reagim të Adelinës, duke thënë se në fakt muzika sot shkon bashkë me showbiz-in dhe kjo është diçka krejtësisht normale. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje