Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtaret shqiptare dështojnë në MTV EMA 2016! Ja çfarë ndodhi me Dua Lipën & Bebe Rexhën

Këngëtaret shqiptare dështojnë në MTV EMA 2016! Ja çfarë ndodhi me Dua Lipën & Bebe Rexhën
November 07
10:11 2016

Është lakuar shumë emri i këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, e cila u përzgjodh për të qenë mikpritësja e një eventi shumë të madh, s, MTV EMA 2016. Rexha jo vetëm që qëndroi në skenë përgjatë gjithë mbrëmjes, por edhe performoi hitin e saj “I Got You”. Ajo gjithashtu ishte nominuar edhe në kategoritë për “Performancën më të mirë” si dhe “Artisti i ri më i mirë”.

Por çfarë ndodhi? Përveç pjesës që ajo drejtoi këtë mbrëmje të madhe, duket se për pjesën tjetër Rexha nuk e arriti suksesin e dëshiruar. Ajo jo vetëm që nuk fitoi në asnjërën nga kategoritë e lartpërmendura, por sipas “Billboard” performanca e saj ishte më e dobëta e mbrëmjes, duke e listuar në vend të fundit nga të gjitha performancat që u mbajtën.

Nga ana tjetër, edhe këngëtarja Dua Lipa, e cila ishte nominuar në kategorinë e “Performancës më të mirë”, nuk arriti të triumfojë në fund.

Fat i keq për këngëtaret me origjinë shqiptare? Përgjigjet i mbeten kohës… /Blitz.al/

Komento
Shperndaje