Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtaret që kanë guxuar të bëjnë “rap”

Këngëtaret që kanë guxuar të bëjnë “rap”
November 11
14:35 2016

Nuk mund t’i quajmë repere, por është për t’u vlerësuar fakti që ia dalin mjaft mirë edhe nëse tentojnë të bëjnë diçka ndryshe në karrierën e tyre muzikore. Disa nga këngëtaret më të njohura të ekranit kanë treguar që kanë talent edhe në recitimin e tekstit në këngët e tyre, sidomos në rastet kur bashkëpunimet kanë qenë me repera.

Disa prej këngëve më të njohura e të pëlqyera nga publiku, një pjesë të suksesit e kanë edhe nga mënyra e interpretimit ndryshe. Elvana Gjata, Dafina Zeqiri, Tuna, Aurela Gaçe, Ronela Hajati, Rozana Radi, Dhurata Dora… kanë provuar të bëjnë “rap” dhe ia kanë dalë më së miri.

 

Komento
Shperndaje