Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarët shqiptarë që festojnë sot ditëlindjen

Këngëtarët shqiptarë që festojnë sot ditëlindjen
November 21
17:26 2016

21 nëntori për disa njerëz është thjesht një datë, por për disa nga artistët tanë është një ditë shumë e veçantë. Është pikërisht dita e tyre e lindjes.

Këngëtari Endri Prifti e këngëtaret Eda Zari dhe Poni sot festojnë ditëlindjen.

Të tre artistët këtë ditë kanë vendosur të qëndrojnë larg postimeve në rrjetet sociale apo surprizave të mëdha të ditëlindjes.

Endri dhe Eda nuk kanë bërë publike asgjë nga kjo ditë, por s’mund të themi të njëjtën gjë për Ponin, e cila ka postuar në Instagram surprizën e shoqes së saj, Dorina Memës, e cila nuk e ka lënë ta festojë këtë ditë në heshtje, siç këngëtarja bën gjithmonë./Blitz.al/

dtl

 

Komento
Shperndaje