Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtare, moderatore, skenariste, Rozana Radi ka një peng: Vendin tim në Teatrin Kombëtar e ka zënë një i patalentuar

Këngëtare, moderatore, skenariste, Rozana Radi ka një peng: Vendin tim në Teatrin Kombëtar e ka zënë një i patalentuar
February 17
23:43 2018

Rozana Radi dhe Fiori Dardha kanë qenë të ftuarat e kësaj jave në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu.

Ato kanë rrëfyer të rejat e fundit nga jeta e tyre personale dhe ajo profesionale.

Aulona e ka pyetur Rozanën se tashmë që ka fituar ekperiencë në disa fusha si këngëtare, skenariste, moderatore a ka ndonjë peng në jetë?

Epo atëherë kur s’e prisnim Rozana ka treguar se po, është diçka për të cilën nuk ndihet mirë që nuk e ka realizuar.

“Ndihem krenare që çoj publikun në këmbë në Pallatin e Kongreseve, që bëj këngë me mesazhe të forta por nuk ndihem krenare vetëm për një gjë; që nuk jam aktore në Teatrin Kombëtar. Ndoshta dikush ka menduar se një i patalentuar do zërë vendin tim. Përsa i përket çështjes së çmimit, nëse dikush gjykon se e mora unë çmimin  “Mjeshtre e madhe “ që Presidenti më dha ta siguroj që çdokush që thotë nuk do shkoja ta merrja gënjen. Mërziten se nuk marrin një ftesë çift për sfilata jo më kjo.  “,- është shprehur Rozana.

Së fundmi p0as shumë kohësh Rozana ka qenë pjesë e një shfaqjeje që pati goxha sukses në Teatrin Kombëtar, “Çifti i çuditshëm”./Blitz.al

Komento
Shperndaje