Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngë të papublikuara të David Bowie pritet të dalin në treg së shpejti

Këngë të papublikuara të David Bowie pritet të dalin në treg së shpejti
June 04
10:30 2016

Ndërkohë që fansat e David Bowie vazhdojnë të jenë në dyshim dhe trishtim për ikjen e tij nga jeta në janar të këtij viti, muzika e tij duket se është më e gjallë se kurrë. Ylli i muzikës ka regjistruar disa këngë përpara vdekjes dhe ato janë gati për t’u publikuar.

Producenti Tony Visconti, i cili ka punuar me Bowie-n për albumin e tij të fundit me titull “Blackstar”, ka thënë se janë 5 këngë të mrekullueshme të cilat nuk janë bërë ende publike.

Ai gjithashtu tregoi se ka disa copëza muzike të realizuara nga Bowie në studion e tij, të cilat kanë qenë realizuar vetëm në kuadrin e kënaqësisë personale, jo për t’u publikuar, por ato tanimë pas vdekjes marrin një tjetër kuptim, ndaj dhe do të punohet intensivisht për rregullimin e këtyre materialeve për t’u shpërndarë më pas te fansat e Bowie-t.

Bëhet me dije nga studio diskografike NME se këto materiale muzikore do të jenë gati në vjeshtën e ardhshme. Gjithashtu vepra e Bowie-t pritet të vlerësohet me Çmimin e Nderit në “Glastonbury Festival” në Britani.

 

Shperndaje