Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngë shqiptare me tekste horror

Këngë shqiptare me tekste horror
November 02
13:52 2016

Tematikat që trajtohen në këngë janë të ndryshme, por ka nga ato që janë vërtet të frikshme po t’u hysh e t’u analizosh tekstet. Frymëzuar nga Halloween dhe kënga e fundit e Mozik kemi bërë një përmbledhje të shkurtër të disa këngëve që ndoshta i pëlqejmë dhe i kërcejmë, por tekstet do t’ua kishin zili edhe skenaristët e filmave horror për të realizuar skena të frikshme…

 

E nisim me “Kanceri” të Mozik. Si fillim, nuk e di a mund ta quajmë këngë se është një përmbledhje e shkurtër e një drame therëse, që nuk ka as emocion nga mënyra se si e ka trajtuar.

“Ali Pashë Tepelena”… Po, është një prej këngëve pa të cilën nuk kanë kuptim festat apo dasmat shqiptare, por: “Koka në Stamboll e trupi në Janinë, të shtrinë Ali Pasha, o pasha të shtrinë”… të ngjall krupën.

“Të mbuloftë reja”, nga ato këngë me lot e q*rre, siç i quajmë shkurt, por dashuria shprehet me: “Të martë lumi”; “Të mbuloftë reja”; “Të vraftë rrufeja”.

“Ti nuk më meriton”. Kënga në fakt është shumë e bukur, por muzika e fillimit të fut në disa skuta të frikshme, sidomos pjesa: “E neveritshme, e mërzitshme, në gjendje të rrezikshme jam”. Duket sikur po bëhet gati për ndonjë çmenduri.

“Jorgjica”. Një nga këngët më të dashura korçare, por “ Nëma thikën të pres mollën se përndryshe preva dorën”… Vërtet? S’mund ta haje mollën pa prerë?

“Çupëzë, beqare moj”. “Kur më shkoje ti moj në ato varre?” Pse duhej të shkonte te varret kjo çupa? Apo s’kishte rimë për beqaren? Madje kjo çupa ngre edhe të vdekurit nga varri. A nuk do ishte më mirë të shkonte në pazar kjo çupa si gjithë çupat e dynjasë?

 

 

Komento
Shperndaje