Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kënga zyrtare e Kampionatit Europian do t’ju shoqërojë gjatë gjithë verës

May 13
22:44 2016

Sërish kënga zyrtare e Kampionatit Europian në Futboll 2016 do të jetë një bashkëpunim. Kësaj here protagonist kryesor do të jetë DJ me famë botërore David Guetta, i cili ka pëzgjedhur këngëtaren e re  Zara Larsson si bashkëpunëtoren e tij. Zara është një këngëtare dhe tekstshkruese 19-vjeçare nga Suedia, e cila e ka filluar karrierën  që në moshë të re. Ndër këngët e saj më të dëgjuara në Youtube janë “Uncover”, “Never forget you” dhe bashkëpunimi me Tinie Tempah, “Girls Like”.

Në faqen zyrtare të UEFA 2016 është publikuar teaser-i i këngës, e cila pritet të lançohet nesër. Kënga  është mjaft ritmike dhe titullohet  “This One’s For You”. Kujtojmë se kampionati do të startojë më datë 10 qershor.

Shperndaje