Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kënga Magjike 2017: Artistët dhe këngët që u rrëmbyen zemrën rrjeteve sociale!

Kënga Magjike 2017: Artistët dhe këngët që u rrëmbyen zemrën rrjeteve sociale!
November 28
11:49 2017

Jemi në fund të muajit nëntor dhe kjo nuk do të thotë vetëm festa kombëtare apo vigjilje Krishtlindjesh, por periudha kur kemi pak muzikë të bukur.

E bëhet fjalë për festivalin “Kënga Magjike”, i cili si çdo vit ka nisur garën në fillim të muajit dhe do të mbyllë siparin në datat 9 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

Deri më tani, pjesë e konkurrimit janë bërë emra të rinj që na kanë habitur me zërin dhe produktet e tyre muzikor, ashtu sikurse nuk na kanë zhgënjyer sa emrat “e vjetër” të skenës si Kastro Zizo, Elhaida Dani, Anxhela Peristeri, Rovena Stefa, Stresi, Laura Nezha, Samanta Karavella, Çiljeta etj.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë është vënë re një shpërndarje masive e këngëve në rrjetet sociale, jo vetëm nga kolegët, por edhe nga ndjekës e admirues të muzikës së tyre.

Ne të Blitz.al kemi arritur të “hulumtojmë” në Instagram dhe Facebook dhe kemi nxjerrë këngët më të shpërndara në rrjetet sociale në këtë edicion të “Kënga Magjike”.

 

  1. Fifi – Zhurmë

Po e nisim me Fifin, e cila pak orë pasi u shfaq në skenën e “E Diela Shqiptare” me këngën “Zhurmë”, e pamë në profilin e thuajse çdo këngëtari dhe jo vetëm. Një baladë me një tekst të goditur dhe shumë të ndjerë, ndërthurur me pak rep, që është karakteristikë e muzikës së Fifit, ka bërë për vete më shumë se gjysmën e shoëbizzit tonë dhe publikut.

 

  1. Anxhela Peristeri – E çmendur

Dhe vazhdojmë me Anxhelën, e cila i ka çmendur të gjithë me këngën e saj “E çmendur”. Një këngë e “filozofisë” së “Love On The Brain” të Rihanna-s, Anxhela arriti të sjellë një performancë mbreslënëse, fundja, ashtu siç di vetëm ajo.

 

  1. Elhaida Dani – E ngrirë

E kush e priste që Elhaida do të rikthehej sërish në një kompeticion muzikor në Shqipëri? Epo, ja që u rikthye dhe më mirë ndoshta, siç thotë edhe shprehja popullore, do të prishej. “E ngrirë” quhet kënga me të cilën Elhaida u prezantua në “Kënga Magjike” dhe të themi të drejtën na ka shkrirë të gjithëve, personazhe të njohur e jo vetëm. Ajo madje ka nisur edhe një lojë, ku përdorues të ndryshëm nisin video duke kënduar këngën e saj.

 

  1. Çiljeta – Hajmali

Dashuria është me të vërtetë e bukur dhe këtë askush më mirë se Çiljeta nuk mund të na e tregonte. Ndonëse herët e tjera Çiljeta i ka kënduar ndarjes apo zemrës së thyer, këtë herë i ka kënduar anës së mirë të ndjenjës më sublime.

E duke qenë se të gjithë e kemi dikë që e mbajmë si “hajmali” në jetën tonë, kënga e Çiljetës, që mban vulën e Elgit Dodës, gjendet në shumicën e profileve në Instagram apo Facebook.

 

  1. Kastro Zizo ft. Rea Nuhu – Pa faj

Ah Kastro, Kastro! Nuk është aspak çudi që Kastro të jetë një nga artistët më të shpërndarë në rrjetet sociale për këngën konkurruese në “Kënga Magjike” sepse na ka lënë pa tekst. Dhe kjo jo pa shkak sepse ka gjetur “dhembrën e Akilit” te të gjithë ne, marrëdhënien me babain.

Artit të Kastros i është shtuar edhe një gur i çmuar si Rea me zërin e saj duke e bërë “Pa Faj” një nga ato këngë të cilën mund ta dëgjosh edh ekur çdo gjë rreth teje po shembet.

 

  1. Stresi ft. Anxhelo Koci & Flor Bana – Sa her e don

Pak ditë para daljes në “E Diela Shqiptare” për të prezantuar bashkëpunimin e tij, Stresi u bëri thirrje të gjitha mediave të ndiqnin programin. E në fakt mediat dhe gazetarët e ndoqën, por shpërndarjen më të madhe reperi e pati nga kolegët.

Shumë prej tyre kanë zgjedhur që këngën e Stresit ta shpërndarjnë në rrjetet sociale: ritëm, kërcim, alegri… çfarë duam më tepër në një ditë nëntori?

 

  1. Lind Islami – “Problem”

Mund ta quajmë më romantikun në këtë edicion të “Kënga Magjike”!

Lind Islami ka zgjedhur që edhe këtë herë në festival të vijë me një këngë ritmike, “Problem”, ku me një kitarë, pak nota nga instrumentat muzikorë dhe me zërin e tij të na bëjë të gjithëve të kërceojmë sikur sapo kemi rënë në dashuri. *Është ai lloj kërcimi kur ti thjesht lëviz me sy mbyllur dhe duke qeshur me të madhe e i gëzuar si asnjëherë më parë*

Epo, kështu mendojnë edhe të tjerë përdorues të rrjetet sociale të cilët e kanë shpërndarë Lindin dhe këngën tij mjaftueshëm për t’u bërë pjesë e kësaj liste.

 

  1. Samanta – Humbur

Të themi të drejtën do të ishim të humbur nëse Samanta dhe Kledi Bahiti nuk do të na kishin sjellë këtë këngë të dielën e kaluar.

Ashtu si dhe prodhimet e tjera të Kledit të veshura bukur me zërin e Samantës, përmendim këtu fort “Loti i Fundit”, edhe “Humbur” ka pasur impakt në rrjetet sociale në pak orë.

Mund ta shohim thuajse kudo në rrjetet sociale si Instagram apo Facebook dhe sigurisht, askujt nuk mund t’i vëmë faj për këtë… fundja, të gjithë e kemi provuar ndarjen apo na është thyer zemra!


 

Nëse këto këngë që sapo përmendëm më lart do ta kalojnë fazën e gjysmëfinaleve mbetet për t’u parë javën e ardhshme, por një gjë është e sigurtë… këtë vit kemi marrë performance të mira, tekste të mira, balada të mira, por mbi të gjitha, kemi marrë muzikë të mirë! /Blitz.al/

Shperndaje