Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kënga e re e Selena Gomez, një përjetim personal për ankthin dhe depresionin

Kënga e re e Selena Gomez, një përjetim personal për ankthin dhe depresionin
January 25
19:07 2019

Selena Gomez dhe Julia Michaels kanë publikuar sot këngën e tyre të re, “Anxiety”, dhe të gjithë po mendojnë se teksti i saj është një përjetim personal i këngëtares së njohur, pavarsisht se teksti është shkruar nga Julia.

Kënga flet për ankthin, efektet që ka ai në marrëdhëniet dhe sesi ndihesh kur përfshihesh nga kjo ndjesi, dhe mendja të shkon menjëherë te Selena e cila e ka pranuar publikisht që është trajtuar për ankthin dhe depresionin.

“Të gjithë shokët e mi nuk e dinë, sesi është

Ata nuk e kuptojmë përse nuk mund të fle natën,

Dhe mendova se mund të merrja diçka për ta rregulluar,

Dreq, sikur të ishte aq e lehtë, ah, ah,

Por shokët e mi nuk e dinë sesi është”- thuhet në një pjesë e këngës.

Të gjitha aludimet i ka dhënë fund vetë këngëtarja e cila ka pranuar vetë këtë përmes një postimi ku shkruan

“Motra ime e ëmbël. Julia ti ke qenë një pjesë e rëndësishme e jetës sime. Më ke ndihmuar si të kem kurajë kur kam pasur dyshime mbi veten. Kjo këngë është shumë afër me zemrën time pasi unë e kam përjetuar ankthin dhe e di që edhe shumë shokë të tjerë e kanë përjetuar. Nuk je vetëm nëse edhe ti ndihesh kështu”- shkruan këngëtarja në postimin e saj.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje