Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kënga e re e Eleni Foureira dhe Claydee e ngjashme me hitin e Babastars?

Kënga e re e Eleni Foureira dhe Claydee e ngjashme me hitin e Babastars?
July 12
15:22 2019

Nuk janë të paktat rastet kur publiku apo mediat kanë evidentuar ngjashmëri  midis dy këngëe të artistëve të huuaj apo shqiptarë.

Një ngjashmëri vihet re edhe në këngëne  fundit të publikuar nga dy artistë shqiptarë. Eleni Foureira dhe Claydee, dy këngëtarët shqiptarë që e kanë ngritur karrierën e tyre muzikore në Greqi, kanë sjellë së fundmi një bashkëpunim të titulluar “Loquita”.

Kënga është mjaft ritmike, verore dhe është pëlqyer shumë që në momentin e parë të publikimit. Por njv vesh i vëmendshëm ndoshta e ka vënë re se muzika në nisje të këngës është shumë e ngjashme me një këngë shqiptare mjaft të njohur.

Muzika në fillim të “Loquita” ngjan me fillimin e këngës “High 3” të grupit Babastars.

“High 3 ” është publikuar në  mars 2015 ndërsa bashkëpunimi i Elenit dhe Claydee vetëm pak ditë më parë. Edhe pse dy këngët në vazhdim nuk kanë lidhje me njëra tjetrën pasi i përkasin zhanreve të dnryshëm, sërish një pjesë muzikale në fillim i bën të duken pak të ngjashme. Gjithsesi të dyja janë shumë të bukura dhe janë pëlqyer nga publiku. /Blitz.al/

Dëgjoni në vijim secilën prej tyre:

Komento
Shperndaje