Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kënga e Genta Ismajlit dhe Mumas nuk është e vjedhur – reagon këngëtari

Kënga e Genta Ismajlit dhe Mumas nuk është e vjedhur – reagon këngëtari
October 29
23:47 2016

Bashkëpunimi i këngëtares Genta Ismajli me Endrit Mumajesin ose “Muma” është komentuar shumë pak orë pas publikimit të këngës. Të shumtë kanë qenë komentuesit të cilët janë shprehur se kënga është e vjedhur. Pas aludimeve të tilla ka reaguar në një status të gjatë në Facebook Endrit Mumajesi, duke u shprehur se nuk bëhet fjalë për një vjedhje të këngës, por kënga është blerë me të drejta të kompozimit. Muma gjithashtu ka marrë si shembull këngën “Të ka lali shpirt”, e cila këndohet në shumë gjuhë të botës dhe se është shitur në 10 shtete të ndryshme.

“Xhelozia e artistit për artistin e kaloka kufirin e xhelozisë së dashurisë. Këto ditë kanë qarkulluar lajme, linke ku shkruhej se Genta Ismajli vjedh këngën, si dhe shkrime dhe statuse nga këngëtarë e producentë që ironizonin me këtë lajm. Dua t’ju them që kënga është e blerë me të drejta të kompozimit etj. Po ju jap një shembull që ta kuptoni sepse jo të gjithë i dinë dhe i kuptojnë rregullat e shitjes së një vepre muzikore. Kënga “Të ka lali shpirt” është shitur në 10 shtete të ndryshme. Këngëtarët përkatës nëpër shtetet e tyre nuk ia kanë treguar kontratën popullit, sepse është për të qeshur dhe jo profesionale, por i kanë servirur këngën në gjuhën e tyre. “Squat Baby ” është e licencuar për territorin shqiptar. Ndërsa kolegëve të mi që ironizuan, që xhelozuan, që kërkuan të ndalin suksesin tim, dua t’u them që  sa të kenë jetë, në muzikë, në koncept kënge, në tekst, në nivel artistik, shpirtëror dhe frymëzimi, më dukeni insekte që shtypen kollaj”,- shkruan Muma në Facebook./Blitz.al/

endrit

Komento
Shperndaje