Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kendall Jenner i frikësohet rritjes

Kendall Jenner i frikësohet rritjes
August 22
23:13 2016

“Kur mbusha 20 vjeç, kisha frikë…”, është shprehur ndër të tjera Kendall Jenner duke iu referuar një situate të vështirë të dokumentuar në Snapchat. Bëhet fjalë për përballjen e saj të parë me thinjat, që tashmë ajo shprehet se mund të jenë shkaktuar edhe nga stresi.

“Mund të jenë shkaktuar nga stresi. Por thinjat dhe plakja më trullosin mua. Kur mbusha 20 vjeç, kisha frikë. Unë thjesht nuk ndihem e gatshme t’i largohem adoleshencës. Unë ndjej se në të 20-tat ju duhet të ndjeni se jeni duke u rritur, çka është e frikshme.

Më tej, Jenner shprehet se përpiqet të luftojë këtë proces natyror duke u kapur pas çdo momenti vogëlie. “Unë mendoj se ky është çelësi që i bën njerëzit të ndihen të rinj, qofshin ata 20 apo 60 vjeç.”, ka deklaruar 20-vjeçarja e klanit Kardashian-Jenner. /Blitz.al/

 

@kendalljenner via @haileybaldwin Snap #kendalljenner #haileybaldwin #kendalljennersnapchats

A video posted by Kendall Jenner Snapchat (@kendalljenner.snap) on

Komento
Etiketimet
Shperndaje