Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kendall Jenner harron të veshë reçipetat. Ja si ka dalë në rrugë…

June 22
12:30 2016

Kendall Jenner ka ditur si të fitojë vëmendjen e të gjithëve, edhe pse e shoqëruar me super-yjet, modelet që janë njëkohësisht edhe mikesha të saj, Hailey Baldiwn dhe Gigi Hadid.

Të tri vajzat kishin dalë për një mbrëmje mes mikeshash, të veshura “casual”, e  janë fotografuar teksa ecnin në rrugët e Nju Jorkut. Ajo çka mund të dallohej prej larg ishte bluza provokuese që ylli i “Keeping Up With the Kardashian”, Kendall Jenner, kishte veshur. Për të “vjedhur” gjithë vëmendjen, Jenner kishte zgjedhur një bluzë të zezë transparente ku gjoksi i saj ishte shumë i dukshëm. Ajo çka vihej re nga kjo transparencë ishte një “piercing”, i cili u komentua gjatë se i kishte sjellë edhe komplikacione shëndetësore Kendall-it më herët.

Mesa duket, ajo tani është shumë mirë, madje është edhe gati për të fituar të gjithë vëmendjen e aparateve fotografikë dhe njerëzve që e ndjekin. Gjithë ajo dhembje për të vendosur atë “piercing” e paska pasur një arsye, për Kendall Jenner-in ia paska vlejtur!

 

 

Shperndaje