Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kendall Jenner bën një tatuazh të veçantë. “V Magazine” e zgjedh për kopertinë

January 05
16:04 2017

unnamed-file

Kendall Jenner ka punuar shumë për të pasur një trup me forma perfekte. Në 2017-n, ajo do të jetë në kopertinën e “V Magazine”, por këtë herë, përveç formave të saj, ajo do të ekspozojë një tatuazh të ri.

Kendall ka bërë tatuazh një gjarpër në kofshën e saj. Por ky nuk është një tatuazh i thjeshtë, sepse ka një kuptim shumë të veçantë për familjen Kardashian-Jenner.

Disa kohë më parë, Kanye West ka përdorur një anakonda në klipin e tij “Famous”, Kim Kardashian e përdorte emoj-in e anakondës në Snapchat, kurse nëna e saj Kris Jenner dhe Kylie Jenner kanë bërë një xhirim duke mbajtur një anakonda gjigante.

Pra, familja e tyre duket se ka një marrëdhënie të ngushtë me këtë zvarranik, saqë Kendall vendosi ta pikturonte në trupin e saj./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje