Blitz

 Breaking News

Kelvi Kadilli tregon se si i vodhën idenë e “Përputhen”

Kelvi Kadilli tregon se si i vodhën idenë e “Përputhen”
January 13
11:16 2020

Kelvi Kadilli ka qenë i ftuari i AUlona Mustës dhe Fatma Haxhialiut këtë të diel në “ThumbOn” në Rtv Ora.

Aktualisht Keli drejton programin “Ditë e re” bashkë me Arjola SHehun në Rtv Ora, çdo mëngjes. Edhe pse Kelvi më së shumti ka qenë më së shumti personazh programesh në mbrëmje këtë herë po provon një ekperiencë të re duke qenë pranë publikut shqiptar mëngjeseve. Dy moderatoret e kanë pyetur pikërisht për këtë zgjedhje të tij, përse ai zgjodhi të drejtonte një program paraditeje dhe jo një show në mbrëmje. A ka ai një projekt të ri në planet e tij të afërta?

“Ku ta nxjerr Kelvin në mëngjes? Për momentin nuk janë kushtet e duhura.  Kam bërë një gabim në Top.  Çova një projekt të lezetshëm dhe mora vesh që e bën E diella. Si “Uomini e Done”, që tani është bërë “Përputhen” këtu. Aty isha frymëzuar. Blushi ka patur një email timin, ndoshta e ka parë. Projekte kam por s’duhet t’ua them askujt. I bie që unë dhe Nevina mendojmë njësoj. Ato projekte që unë kam asnjë televizion nuk i plotëson kushtet.”,- është shprehur Kelvi duke nënkuptuar se ka qenë ai i pari që ka propozuar pikërisht në Top Channel një projekt të frymëzuar nga “Uomini e Donne” .

/Blitz.al/

Share