Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Kelvi Kadilli flet për largimin nga Top Channel: “Uji kur rri shumë në një vend, në mos qelbet, ndotet!”

Kelvi Kadilli flet për largimin nga Top Channel: “Uji kur rri shumë në një vend, në mos qelbet, ndotet!”
September 30
08:51 2019

Moderatori Kelvi Kadilli ka qenë jo pak në qendër të vëmendjes së mediave të showbiz-it, në fund sezonin e shkuar televiziv por dhe në fillimin e të riut. Kjo për shkak të largimit nga “Pop Culture” dhe nisjes së aventurës në “RTV ORA”, në programin “Ditë e re”, përkrah Arjola Shehut.

 

View this post on Instagram

 

Gati per neser?! 😁 @rtvora | Dite e Re ☀️ 07:00 ✌🏻

A post shared by Kelvi Kadilli (@kelvikadilli) on

Por si e komenton vetë Kelvi këtë ndryshim dhe lëvizjen e shumë komentuar? I ftuar në puntatën e rradhës së emisionit “Why Not” të Roza Latit, ai u pyet sigurisht në lidhje me largimin nga emisioni që e prezantonte prej disa kohësh në Top. Moderatori u shpreh se në fakt ai e kishte lajmëruar që më parë se nuk do të ishte më në atë program dhe fakti që u bë lajm e surprizoi disi:

“Çeshtja që nuk ka asnjë gjë të madhe për të thënë, unë e kisha lajmëruar që në maj që do të ikja nga Top Channel, madje  e kam thënë tek një emision tjetër që kam qenë i ftuar. Thashë që Pop Culture nuk do jetë më. Ky u bë si lajm dhe njerëzit e dinin që do ikja nga Top Channel. S’e kuptoj pse u bë aq e madhe fakti që unë thjesht vendosa të iki në një moment. Askush nuk më pushoi nga puna. Ika me dëshirën timë më të madhe. Me konsensus të dyanshëm. Askush nuk u lëndua në fund të ditës.”

Por cila ishte arsyeja (që e kemi prekur pak dhe në titull) e këtij largimi konsensual?

Ika sepse unë mendoja që meritoja më shumë, mendoja që mund të bëj më shumë, doja një sfidë më të madhe për veten time. Këtë që po bëj tani. Ndër të tjera uji kur rri shumë në një vend, për mos thënë qelbet, ndotet. Kështu që mu desh të lëvizja.”

Pra ja ku e keni, Kelvi jua sqaroi njëherë e mirë të gjithë punën e largimit dhe tani mund të përqëndroheni tek programi i tij i ri. Ndërkohë, këtë shprehjen që ka përdorur mund t’ja huazojmë apo do kërkojë autorësi si “çiçi në dush”? /Blitz.al/

Share