Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kelly Rowland lançon linjën e re të kozmetikës për femrat me ngjyrë

Kelly Rowland lançon linjën e re të kozmetikës për femrat me ngjyrë
March 28
15:49 2016

Këngëtarja Kelly Rowland ka njoftuar kohët e fundit se po krijon një linjë kozmetike për femrat me ngjyrë. Ajo shprehet shumë e lumtur për këtë.

Kelly e ka dhënë këtë lajm të hënën: “Artistja e kozmetikës Sheika Daley dhe unë jemi duke filluar një linjë të re kozmetike. Si fillim jemi duke u siguruar që kjo është diçka e mirë dhe do të kemi zhvillim në këtë linjë. Por padyshim që ne kemi vajzat tona “çokollatë”, të cilave jam e sigurt se do t’u pëlqejë kjo linjë”.

Ajo mendon se Iman ka bërë një linjë perfekte kozmetike dhe vetë do të bëjë të njëjtën gjë.

“Unë jam vetë një vajzë me ngjyrë çokollatë dhe jam shumë e ngazëllyer për të parë efektin e kësaj linje”,- tha Kelly.

Vajzat me ngjyrë jo gjithmonë janë të përfaqësuara në industrinë e bukurisë dhe ka vend për më shumë diversitet. Linja e saj është gjithëpërfshirëse dhe po krijohet për këto femra.  Kelly nuk ka vendosur akoma një datë të saktë se kur do të nisë me këtë projekt, por  është e sigurt se linja e saj e kozmetikës do të jetë e mrekullueshme.

Komento
Etiketimet
Shperndaje