Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kelly Clarkson: Ditën që fitova dy çmimet “Grammy” u diagnostikova me kancer

Kelly Clarkson: Ditën që fitova dy çmimet “Grammy” u diagnostikova me kancer
February 09
17:41 2017

Kelly Clarkson për herë të parë ka rrëfyer se në vitin 2006, gjatë “Grammy Awards”, ka përjetuar një ngjarje që do ta mbajë gjatë në mendje. Ishte vetëm 23 vjeçe kur u nominua në dy kategori si “Këngëtarja më e mirë në muzikën pop” dhe “Albumi më i mirë”. Ajo i fitoi të dyja kupat, duke u kthyer kështu në fituesin e parë të “American Idol” që mori një çmim “Grammy”. Por krahas këtyre emocioneve padyshim pozitive, Clarkson ka qenë në ankth pasi atë mëngjes përpara eventit asaj i kishin thënë doktorët se kishte qeliza kanceroze në trup.

“Shumë pak njerëz e dinë, por mëngjesin para se të mbahej “Grammy Awards 2006″ doktorët më thanë se në analizat që kisha bërë së fundmi kishin gjetur qeliza kanceroze. Unë kam qarë gjithë ditën. Atë ditë ma bënë make up-in në prapaskenë rreth 4 herë. Isha e tmerruar, mendoja se nuk duhej të më ndodhte diçka e tillë, sidomos në një moshë kaq të re. Pasi mora çmimet për mua ishte si një shenjë nga Zoti se kjo e gjitha ishte një shenjë e mirë përpara së keqes që do të më ndodhte”, – është shprehur këngëtarja. Kur Alicia Keys dhe Stevie Wonder dhanë lajmin e mirë se Clarkson kishte fituar, këngëtarja shpërtheu në lot. Frika e saj rritej në vazhdim dita-ditës derisa në fund rezultoi se ishte një alarm fals.

“Të nesërmen shkova sërish te doktori dhe ai më tha se pa dashje ishin ngatërruar rezultatet. Si mundën të ma shkatërronin çmimin tim të parë “Grammy”? Përjetova gjithë atë ankth dhe nuk munda ta shijoja atë moment që e kisha ëndërruar shumë. Por në fund të fundit, nuk isha e sëmurë me kancer”,- ka përfunduar Kelly./Blitz.al/

Shperndaje