Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kelly Clarkson dhe vajza e saj kërcejnë në kuadër të kauzës #DiabetesDanceDare

Kelly Clarkson dhe vajza e saj kërcejnë në kuadër të kauzës #DiabetesDanceDare
October 12
12:05 2016

Kelly Clarkson, përveçse një këngëtare e suksesshme, është edhe një nënë shumë e përkushtuar. Këngëtarja dhe vajza e saj 2-vjeçare, River Rose, argëtohen shumë së bashku në shtëpi. Clarkson ka shpërndarë një video në llogarinë e saj në Twitter ku shfaqet duke kënduar e kërcyer me vogëlushen në kuzhinën e shtëpisë. Të “maskuara” si dy këngëtare hip-hopi, Kelly dhe River Rose kanë performuar për një kauzë të mirë. Bëhet fjalë për një sfidë, e cila po qarkullon kohët e fundit në internet nën hashtag-un #DiabetesDanceDare, që ndihmon në rritjen e fondeve  dhe ndërgjegjësimit për faktin që çdo 23  sekonda  një amerikan diagnostikohet me sëmundjen e diabetit.

Clarkson dhe vajza e saj kanë treguar lëvizjet e tyre në pak sekonda  me këngën “Push it” të Salt-N-Pepa, duke nominuar  në vazhdim këngëtaren Gwen Stefani dhe kastin e “The Voice”.  #DiabetesDanceDare funksionon njësoj si sfida e Ice Bucket Challenge, në kuadër të një kauze tjetër të rëndësishme, siç është ndërgjegjësimi ndaj sëmundjes së diabetit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje