Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kë kërcënon me thikë bukuroshja Eva Murati?

Kë kërcënon me thikë bukuroshja Eva Murati?
April 09
15:43 2016

Modelja dhe moderatoja Eva Murati ka postuar pak më parë një foto, ku shihet me një hanxhar në dorë duke treguar se, edhe pse një vajzë e ëmbël, ajo mund të fshehë një karakter tjetër.

“Unë jam person shumë i mirë, por kur njerëzit e teprojnë… përfundojnë kështu”, – ka shkruar Murati mbi foto, në të cilën shfaqet si një kasape e filmave horror.

Bukuroshja Murati është në krahët e djalit të ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, që prej vitit 2013, por nëse ai e tepron bën mirë të mendohet dy, tri… shumë herë se mund të pendohet.

Komento