Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kayne West duhet falenderuar për këtë! Ndiqni çka ndodhur në emsion live…

Kayne West duhet falenderuar për këtë! Ndiqni çka ndodhur në emsion live…
July 03
11:37 2016

“Jeopardy” është një emision televiziv ku disa konkurrentë marrin pjesë në një garë me pyetje nga; shfaqet, filmat, figurat më të rëndësishme të televizionit, gjeografia, historia dhe së fundmi edhe mbi Kayne West. Po pikërisht, Kayne West! Në emsionin e fundit ajo çka ka habitur të gjithë është se kur konkurrentët kishin arritur një shumë të konsiderueshme parash nga pyetjet të cilave iu ishin përgjigjur saktë, moderatori lexon pyetjen e rradhës që I vendosi ata në vështirësi.

Pyetja ishte: “Duhet falenderuar Kayne West për faktin se na ka dhënë disa versione për të zgjedhur nga albumi i tij i këtij viti…”. Ndërkohë të gjithë konkurrentët kanë mbëtur pa e gjetur përgjigjen dhe moderatori është detyruar ta japë vetë. Përgjigja ka qenë mjaft e thjeshtë, majfton që konkurrentët të thonin titullin e albumit që është “The Life of Pablo”.

Komentuesit nëpër rrjete sociale kanë qenë të mendimit se një pyejte e tillë nuk duhet të jetë pjesë e një konkursi prestigjoz televiziv por ka pasur edhe nga ata të cilët kanë thënë se në mënyrë që emisioni të jetë sa më gjithëpërfshirës, këto pyetje janë të nevojshme.

Më poshtë ndiqni video-n e shkëputur nga emisioni “Jeopardy”:

 

Komento
Shperndaje