Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kauza që ka bashkuar 49 yjet botërore; frymëzuese dhe e pazakontë

Kauza që ka bashkuar 49 yjet botërore; frymëzuese dhe e pazakontë
July 03
11:59 2016

Ne i duam personazhet publikë më së shumti për mënyrën sesi e shfaqin profesionin e tyre. E duam një këngëtar prej këngëve që realizon, një aktor prej filmave që luan, e kështu me radhë. Zakonisht ne duam që ata të na zbavisin, të na bëjnë të qeshim e të harrojmë sado pak problemet dhe streset e ditës. Megjithatë diçka e rëndësishme për ne është që në kauza të mëdha, të “përfitojmë” nga vëmendja që ata kanë, duke i dhënë kështu një mision të vecantë: të transmetojnë zërin dhe mesazhet tona.

Masakra e Orlandos, ku u vranë 49 persona duket se ka qenë mjaftushëm tronditëse për të bërë 49 personazhe publike botërore të bëhën një zë i vetëm e të realizojnë një video-mesazh, ku secili prej tyre tregon shkurtimisht jetën e cdo njërit prej personave të vdekur. Kjo video 18 minutshe, mori trajtën e një dokumentari nën titullin “Stop the Hate” (Ndal urrejtjes) dhe u drejtua nga Ryan Murphy.

Në këtë dokumentar marrin pjesë edhe emra shumë të njohur si Lady Gaga, Kerry Washington, Caitlyn Jenner, Demi Lovato, Jane Fonda dhe shumë të tjerë.

Skuadra që është marrë me realizimin e këtij projekti ka thënë se me anë të këtij mesazhi dëshiron të tregojë se edhe personazhet publikë janë shumë të ndjeshëm karshi kauzave të tilla dhe asnjë ndasi nuk mund të jetë e madhe mjaftueshëm për të mos i bërë ata bashkë në një zë të vetëm. “Është detyra dhe dëshira jonë, ti bëjmë të njohur cilindo prej atyre që gjetën vdekjen tragjikisht dhe pa e merituar aspak. Ata meritojnë më shumë, por së paku po bëjmë çfarë kemi në dorë…” – ka thënë regjizori.

Më poshtë mund ta ndiqni të plotë dokumentarin që ka frymëzuar një shumicë njerëzish dhe është postuar në masë në rrjete sociale.

Shperndaje