Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Katy Perry thyen heshtjen. Reagon pas tradhtisë së Orlando Bloom me Selena Gomez

Katy Perry thyen heshtjen. Reagon pas tradhtisë së Orlando Bloom me Selena Gomez
May 12
17:15 2016

Katy Perry më në fund ka reaguar! Këngëtarja ka postuar një këngë të trishtuar në Twitter. Ajo ka postuar linkun e këngës të Peggy Lee, “Is that all there is?”. Ky është postimi i parë që Katy ka bërë në rrjetet sociale pas fotografive të Orlando Bloom dhe Selena Gomez që qarkulluan nëpër media.

Ajo nuk ka folur aspak për fotot e tyre. Por kënga që ka postuar pasqyron gjendjen e saj emocionale pas këtij skandali. Një pjesë e tekstit të “Is that all there is” thotë: “Unë rashë në dashuri me djalin më të mrekullueshëm në botë. Një ditë ai u largua dhe unë mendova se do të vdisja, por nuk ndodhi”. Nëpërmjet këtyre fjalëve të tekstit të këngës Katy ka treguar gjendjen e saj pas tradhtisë së të dashurit.

Shperndaje