Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Katy Perry rrëfen çfarë nuk pëlqen në marrëdhënien e saj me Orlando Bloom

Katy Perry rrëfen çfarë nuk pëlqen në marrëdhënien e saj me Orlando Bloom
September 09
17:41 2016

Katy Perry dhe Orlando Bloom u bënë një prej çifteve më të lakuar të verës me pushimet e tyre në Hawaii, ku Bloom u shfaq ashtu siç e kishte bërë nëna.

Në një intervistë për “Women’s Wear Daily”, këngëtarja 31-vjeçare ka treguar se çfarë nuk pëlqen te marrëdhënia e saj me aktorin Hollywood-ian.

“I dashuri im jeton në Malibu, kurse unë banoj në Los Angeles dhe është një distancë mjaft e madhe për t’u përshkruar nga ne të dy që të takohemi. E imagjinoni dot të fluturoni brenda ditës nga L.A drejt Malibu-së me gjithë ato valixhe?” – thotë Perry për gazetarët.

Ajo gjithashtu ka deklaruar se një arsye tjetër është se askush nuk mund ta vizitojë për sa kohë gjendet në ishull dhe kjo gjë për të është shumë trishtuese. Pavarësisht kësaj, Katy ka bërë të qartë se është e dashuruar me Orlando dhe shpreson të mos ndahet kurrë nga ai.

Epo, e kemi ne një zgjidhje: martohuni! Kështu do të kurseni edhe para nga karburanti. /blitz.al/

Komento
Shperndaje