Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Katy Perry performon në mbështetje të Hillary Clinton

Katy Perry performon në mbështetje të Hillary Clinton
July 29
18:36 2016

Që në fillimet e fushatës elektorale të Hillary Clinton, një nga personazhet e Hollywood-it që është pozicionuar menjëherë në krah të saj është Katy Perry.

Këtë herë, ajo ka performuar në Konventën Kombëtare të Demokratëve, ku Hillary mori zyrtarisht mbështetjen e të gjithë demokratëve amerikanë.

Katy dhuroi një performancë të mrekullueshme përballë delegatëve të këngëve “Rise” dhe “Roar”, pasi ka mbajtur një fjalim të shkurtër . “Të dy prindërit e mi janë pastorë dhe republikanë”, – thotë këngëtarja. “Nuk arrita të përfundoja gjimnazin dhe fatkeqësisht nuk kam një formim të përgjithshëm. Por kam një mendje të hapur dhe një zë. Prandaj po ju kërkoj juve të keni një mendje të hapur dhe të përdorni zërin tuaj më 8 nëntor për të bërë zgjedhjen e duhur”.

Më pas, këngëtarja ka nisur performancën duke ndezur skenën dhe pjesëmarrësit në konventë.

Komento
Shperndaje