Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Katy Perry i shtohet “armatës” së performuesve në “Grammy Awards”

Katy Perry i shtohet “armatës” së performuesve në “Grammy Awards”
February 07
15:47 2017

Në listën e performuesve të “Grammy Awards 2017” është shtuar edhe emri i një artisti “big” të skenës: Katy Perry!

Ka qenë fillimisht Recording Academy (organizatorja e ceremonisë) që ka lajmëruar se këngëtarja amerikane do të ngjitet në skenën e “Grammys” për të performuar.

Ky postim është shpërndarë më pas nga vetë Katy, e cila ka konfirmuar kështu se lajmi i rikthimit të saj është i vërtetë.

Këngëtarja nuk ka publikuar asnjë material të ri muzikor që nga kënga zyrtare e Lojërave Olimpike të vitit të kaluar.

Përveç kësaj, në skenë do të ngjitet edhe Lady Gaga, e cila do të performojë bashkë me grupin Metallica. Ndërkohë që kënga apo materiali që do të performohet është lënë surprizë.

“Grammy Awards” pritet të jetë një nga ceremonitë më spektakolare që Hollywood-i ka parë ndonjëherë, pasi shumë emra të mëdhenj të skenës si Adele, Katy Perry, Lady Gaga, The Weeknd, Chance the Rapper, John Legend, Alicia Keys, Daft Punk dhe Beyonce do të performojnë të gjithë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje