Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Katy Perry heq dorë nga muzika: “Nuk ndihem më pjesë e lojës”

Katy Perry heq dorë nga muzika: “Nuk ndihem më pjesë e lojës”
October 30
21:29 2018

Katy Perry ka vendosur të bëjë një shkëputje nga muzika.

Ylli i popit ka njoftuar se do të marrë një pushim për pak kohë, pas projekteve të shumta vitet e fundit.

“Kam qenë për rreth 10 vjet që jam pjesë e këtij biznesi, kështu që kam vendosur ta lë për pak kohë. Nuk do e bëj menjëherë një disk tjetër.

E kam ditur se çfarë doja të bëhesha që kur isha 9 vjeç dhe mendoj se kam bërë shumë gjëra. Më pëlqen të bëj muzikë dhe të shkruaj por nuk ndihem më pjesë e lojës. Ndihem një artiste, nuk ndiej se duhet akoma të provoj diçka dhe kjo është çliruese”- është shprehur këngëtarja e njohur.

Përveç të tjerave, ndoshta edhe imenjimet në “American Idol” e kanë lodhur Katy-n.

Por mund të ketë ndikuar dhe fakti se këngëtarja  ka nisur një marrëdhënie me aktorin Orlando Bloom, dhe mesa duket do që të përqëndrohet vetëm tek ky raport./blitz.al/

Komento
Shperndaje