Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Katy Perry dhe Orlando Bloom të ndarë? Ja përgjigjja e Katy-t!

Katy Perry dhe Orlando Bloom të ndarë? Ja përgjigjja e Katy-t!
November 26
12:32 2016

Pas thashethemeve për ndarjen me Orlando Bloom, Katy Perry ka vendosur të përgjigjet me disa foto dhe video të postuara në rrjetet sociale dhe jo të flasë personalisht për mediat.

Gjatë Ditës së Falënderimeve, Katy ka postuar në rrjetin social Instagram, ku edhe është mjaft aktive, foto dhe video teksa gatuan për festën e njohur. Në disa sekuenca të videove mund të shihet qartë edhe Orlando, i cili ndihmon në shtrimin e tryezës dhe në përgatitjen e ushqimeve.

“Përshëndetje internet!” – shkruan këngëtarja në një video ku shfaqet edhe Orlando, duke u dhënë fund kështu thashethemeve. /Blitz.al/

 

img_7855 img_7858

Komento
Shperndaje