Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Katy Perry më në fund pranon hapur thashethemet e fundit. Ja çfarë deklaron

Katy Perry më në fund pranon hapur thashethemet e fundit. Ja çfarë deklaron
March 23
12:47 2016

 

Mesa duket gjërat janë bërë serioze mes tyre dhe një puthje e kapur nga fotografët mjafton për ta provuar këtë.

Çifti është pikasur në një nga ato arratisjet e ëmbla romantike në Santa Barbara, Kaliforni, ku gjërat shumë shpejt morën vrull.

Sipas një dëshmitari, “romantikët” shëtisnin të kapur për dore në San Ysidro Ranch e më pas kanë zgjedhur të pinë diçka në ambient të hapur. Duket se tërheqja është më shumë se vetëm një flirt nga të dyja palët. Duket se e kanë marrë seriozisht, aq sa Katy e quan Orlandon të dashurin e saj dhe e tërheq fakti që ai është “me këmbë në tokë”, – sipas E News.

Në fakt, çifti ka shkëmbyer tashmë çelësat.

Ata kanë qenë larg për javë të tëra dhe mesa duket Orlando i ka lënë një kopje të çelësit, në mënyrë që Katy ta vizitojë sa herë të dojë. Ajo është emocionuar aq sa i ka kthyer “qokën”, duke i dhënë edhe ajo një kopje të çelësit të apartamentit në LA. Praktikisht mund të themi se jetojnë bashkë, edhe pse kalojnë  më shumë kohë në banesën e Orlandos. Këto kohë ajo është më e lumtur se kurrë. Romanca aktuale vjen pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme për Katy-n, por edhe Orlandon gjithashtu. Të dy vijnë nga divorcet por mesa duket tashmë i kanë lënë pas ato kohë.

Shperndaje