Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Katy Perry dhe Orlando Bloom i japin fund beqarisë ditën e Shën Valentinit

Katy Perry dhe Orlando Bloom i japin fund beqarisë ditën e Shën Valentinit
February 15
17:46 2019

Pas një romance 3 vjeçare, Katy Perry i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar me aktorin Orlando Bloom në Ditën e Shën Valentinit.

Këngëtarja 34-vjeçare, publikoi në Instagram një fotografi të saj dhe të aktorit, 42-vjeçar, me unazën e veçantë të propozimit.

Unaza ishte në formë luleje me gurë rozë dhe të bardhë dhe ishte fiks për stilin e veçantë të Katy Perry-t.

Ndërkohë, nëna e këngëtares, Mary Hudson, ka dhënë lajmin e bukur në Facebook, duke ndarë imazhet e propozimit emocional.

“Shiko kush u fejua mbrëmjen e kaluar”-shkruan ajo në mbishkrimin që shoqëron fotot e publikuara.

Katy dhe Orlando u shfaqën bashkë publikisht për herë të parë shtatorin e kaluar në tapetin e kuq dhe prej atëherë marrëdhënia e tyre ka qenë herë me ndarje dhe herë me bashkime.

Këngëtarja e muzikës pop ka qenë e martuar një parë me Russell Brand, ndërsa Orlando ka qenë i martuar me modelen Miranda Kerr  dhe kanë një djalë 8 vjeç.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje