Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Katy Perry dhe Orlando Bloom bëjnë debutimin si çift në një tapet të kuq, pas dy viteve lidhje

Katy Perry dhe Orlando Bloom bëjnë debutimin si çift në një tapet të kuq, pas dy viteve lidhje
September 27
18:55 2018

Besojeni ose jo por Katy Perry dhe Orlando Bloom kurrë nuk ishin shfaqur bashkë në një tapet të kuq më parë pavarësisht se kanë që në vitin 2016 në një lidhje. Çifti I njohur për fansat si KA-Bloom ose Korly këtë të mërkurë ishin të pranishëm në një event në Monte Carlo ku Orlando u nderua dhe me një cmim. Por ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte debutimi i të dyve bashkë në tapetin e kuq.

Ata pozuan para kamerave dhe me ç’është e vërteta dukeshin shumë mirë në krah të njëri tjetrit por për këtë nuk kishte dyshime njeri. Madje fotoja e mëposhtme e tyre është titulluar si “Shikimi i dashurisë” :

Çifti I artistëve filluan të frekuentonin njëri tjetrin në shkurt të 2016 por pas një përiudhe të shkurtër ndarje u bashkuan sërish këtë vit dhe tani janë më mirë se kurrë, madje flitet dhe për plane fejese. Ne shpresojmë të dëgjojmë muzikë të re nga Katy, të shohim filma të rinj të Orlandos dhe sa më shumë foto të të dyve bashkë, në tapet të kuq ose jo. Ose video si kjo e mëposhtmja:

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje