Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Katy Perry: Bashkëpunim me Taylor Swift? Vetëm nëse kërkon falje

September 11
11:50 2016

...

Katy Perry dhe Taylor Swift prej një kohe të gjatë nuk flasin me njëra-tjetrën. Të shumtë kanë qenë fansat që në një status në Twitter i kanë shtruar Katy-t pyetjen nëse do të bashkëpunojë ndonjëherë me Taylor Swift. Prej shumë kohësh, dy këngëtaret kanë qenë në një luftë të fshehtë pasi konflikti i tyre asnjëherë nuk ka qenë i drejtpërdrejtë. Perry këtë herë është përgjigjur hapur duke pohuar se vetëm nëse Taylor i kërkon falje atëherë  do të mendonte për një bashkëpunim.

Zënka mes dy këngëtareve të pop-it ka nisur rreth dy vite më parë, kur Taylor, duke iu referuar Perry-t pohoi se një këngëtare u përpoq t’i “vidhte” trupën e kërcimtarëve të turit të saj. Që nga ajo kohë dy këngëtaret nuk flasin me njëra-tjetrën. Një status në Twitter i Calvin Harris, ish-idashur i Taylor, e  ktheu edhe njëherë historinë në vëmendje.

“E kuptoj nëse je e lumtur në lidhje tënde të re, por duhet të fokusohesh më shumë tek ajo në vend që të përpiqesh të hedhësh poshtë të drejtat e autorit të ish-të dashurit tënd. E di që ke nevojë të merresh me dikë siç bëre me Katy-n, por unë nuk jam ai lloj personi. Më fal, por nuk e lejoj”,- shkroi Harris.

Menjëherë këngëtarja Katy Perry ka reaguar duke postuar një gif të Hillary Clinton, që nënkuptonte një mesazh të tillë: “A ta pata thënë?”/Blitz.al/

Komento
Shperndaje