Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kate Moss tregon presionin që pati pas fotove topless në moshën 15 vjeçare: “Vajzën time nuk do ta lejoja kurrë”

Kate Moss tregon presionin që pati pas fotove topless në moshën 15 vjeçare: “Vajzën time nuk do ta lejoja kurrë”
September 14
16:19 2018

Së fundmi Kate Moss ka zbuluar në një intervistë se në kohën kur ka qenë 15 vjeç është ndjerë nën presion për realizimin e fotove topless. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak modeles, por duhet ta bëntë për të fituar vendin në industrinë e modës të asaj kohe.

Kate ka treguar se ka punuar fillimisht me një fotografe grua dhe më pas setin topless për Calvin Klein në 1993 e ka realizuar me ish të dashurin e saj fotograf. Por përsëri për Kate ka qenë diçka e bërë në presion pasi ajo vetë nuk kishte qejf të dilte topless. Pas kësaj ka dhënë një këshillë për modelet e reja: “Kush nuk dëshiron të bëjë foto topless nuk ka arsye pse ti bëjë”.

Më tej Kate Moss ka treguar se do ta mbështeste vajzën e saj nëse do të dëshironte të futej në rrugën e modelingut, por nuk do ta lejonte kurrë atë të pozonte topless. Sepse ndjesinë që ka patur vetë dhe trysninë pas publikimit të atyre fotove nuk do të donte që ta kalonte edhe vajza e saj./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje