Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kate Moss sërish vetëm?!

Kate Moss sërish vetëm?!
October 02
14:51 2016

Marrëdhënia e Kate Moss dhe kontit Nicolai von Bismark mesa duket nuk është në ditët e saj më të mira.

Sipas burimeve pranë modeles, konti gjerman është larguar nga shtëpia e famshme e festave 8 milionë dollarëshe dhe është zhvendosur në apartamentin e mamasë së tij.

Kjo deklaratë është mbështetur edhe nga fakti që 42-vjeçarja është parë duke u kthyer vetëm në apartamentin e saj e jo nën shoqërinë e Nicolai-t. Pavarësisht se arsyeja e lëvizjes nuk është bërë e ditur, mendohet se një incident i ndodhur në muajin maj në rezidencën periferike të Moss është shkaku i kësaj “ndarjeje”. Aty, Bismark u përpoq të hidhej nga dritarja për t’i shpëtuar një grabitësi imagjinar.

“Nik po përpiqet të heqë dorë nga jeta e mbushur me festa të çmendura në shtëpinë e Moss dhe të fokusohet në karrierën si fotograf, gjë që nuk ia lejonte jetesa me kohë të plotë me Kate”, – shkruan Dailymail. /Blitz.al/

 

Kate Moss

Komento
Etiketimet
Shperndaje