Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kate Moss dhe vajza e saj për herë të parë në një kopertinë bashkë

June 07
10:46 2016

Kopertina Vogue Italia - QERSHOR 2016

Kopertina Vogue Italia - QERSHOR 2016
Picture 1 of 1

Modelja Kate Moss, edhe pse gjithnjë ka dashur të ekspozojë sa mundet jetën e saj profesionale, për sa i përket privates ka folur gjithnjë me rezerva, kjo mbase sepse vajza e saj ka qenë në moshë të vogël dhe Kate nuk ka dashur t’ia imponojë famën. Megjithatë, vajza e saj, sot në moshën 14-vjeçare, është gati për t’u njohur nga të gjithë.

Kate Moss dhe vajza e saj, Lila Grace Moss Hack, kanë pozuar së bashku për kopertinën e “Vogue Italia” për numrin e muajit qershor. Ajo çka vihet re në foton e kopertinës është se si e ëma dhe e bija ngjajnë shumë me njëra-tjetrën jo vetëm në tipare si sytë apo forma e buzëve, por edhe postura në pozimin për fotografinë e shkrepur nga Mario Sorrenti, i cili ka dashur të japë mesazhin e dashurisë mes mamasë dhe vajzës.

Lila, e cila ka lindur në 2002-shin, është fëmija i vetëm i Kate Moss. Babai i saj është Jefferson Hack, i cili është edhe kryeredaktor i revistës “Dazed and Confused”. Të dy, Hack dhe Moss, kanë dhënë vazhdimisht intervista për marrëdhëniet e tyre me vajzën që tashmë konsiderohet adoleshente.

Kate dhe Lila janë  dyshja e dytë në radhë nënë e bijë që kanë pozuar për revistën “Vogue”, pas Cindy Crawford dhe vajzës së saj Kaia Gerber.

Komento
Shperndaje