Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kate Midleton ka lindur George dhe Charlotte me një ekip gjigant mjekësor

Kate Midleton ka lindur George dhe Charlotte me një ekip gjigant mjekësor
May 25
20:04 2016

Ditën e martë, Kate Midleton dhe Princi William kanë ftuar disa anëtarë të ekipit mjekësor që u kujdesën për lindjen e princit George dhe princeshës Charlotte, në një festë në oborrin e shtëpisë. Ata kanë falënderuar stafin e mjekëve për kujdesin e veçantë.

Kate Midleton i ka lindur fëmijët me një staf prej 20 mjekësh, të cilët ishin lajmëruar disa muaj më parë që duhej të ruanin sekretet dhe nuk duhej të konsumonin alkool. Një mjek, i cili ka qenë pjesë e stafit, tregon se të gjithë mjekët ishin të specializuar dhe ishin betuar për ruajtjen e fshehtësisë. 3 muaj para lindjes, stafi i mjekëve është shkëputur nga puna duke u kujdesur për dukeshën Midleton. Për lindjen e Kate në spitalin e Shën Marisë në Londër janë kujdesur 2 mjek obstetër, 3 mami, 3 anestezistë, 4 anëtarë të stafit kirurgjikal, 2 infermierë, 4 pediatër,1 teknik laboratori për analizat e gjakut dhe 4 menaxherë. Një staf i përkushtuar vetëm për George dhe Charlotte.

Kate Midleton dhe Princi William kanë qenë shumë mirënjohës për stafin e mjekëve që ndihmuan për lindjen e fëmijëve të tyre.

Etiketimet
Shperndaje