Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kate Middleton tregon si e thërret vogëlushi George mbretëreshën. Një nofkë vërtet qesharake

March 22
15:42 2016

 

Mbretëresha Elizabetë po bëhet gati të festojë 90- vjetorin e lindjes më 21 prill të këtij viti dhe në kuadër të festimeve, një dokumentar i ri i titulluar “Mbretëresha jonë në të 90-at” është gati për t’u transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një pjesë të shkurtër, Kate Middleton na jep një copëz të asaj që do të shohim në prill.

Dukesha jep disa detaje të vogla mbi jetën e mbretëreshës dhe marrëdhënien e saj me dy fëmijët mbretërorë, princin George dhe princeshën Charlotte.

“George është vetëm 2 vjeç e gjysmë dhe e thërret atë Gan-Gan. Ajo lë gjithmonë një dhuratë të vogël ose diçka në dhomën e tyre kur ne largohemi dhe kjo gjë tregon dashurinë e saj për familjen”.

Për më shumë duhet të presim dokumentarin.

 

Kate Middleton tregon si e therret vogelushi George mbretereshen. Nje nofke vertet qesharake

Komento