Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kate Middleton nervozohet me djalin, mimika e saj bëhet virale

Kate Middleton nervozohet me djalin, mimika e saj bëhet virale
October 03
20:10 2016

Dukesha Kate Middleton është fotografuar në një moment kur ka qenë duke qortuar djalin e saj.

Mëmësia është një përvojë universale, madje edhe një princeshe si Kate Middleton i ndodh që të acarohet me fëmijën e saj dhe ta qortojë duke i folur nëpër dhëmbë.

“Isha duke u larguar nga parku me dy fëmijët e mi, gjë që ishte  e pamundur”,- ka thënë Kate.

Dukesha ka dashur të largohet nga parku, por fëmijët e saj nuk bindeshin dhe duhej t’i ndiqte ndërkohë që ata vraponin dhe qeshnin. Nënat e tjera e kuptonin shumë mirë atë situatë.

Si përfundim, Kate është shprehur se nuk ka pasur mënyrë tjetër për ta marrë atë dhe për këtë arsye është nervozuar, duke i thënë nëpër dhëmbë: “Hip në makinë tani ose nuk do të vini më kurrë me mua këtu. Do të vini vetëm me babain tuaj”.

Për këtë fotografi është krijuar edhe një meme duke shkruar:  “Pamja në fytyrën tënde kur të tjerët të shohin dhe ti përpiqesh të mbash fëmijët në një vend”./Blitz.al/

kk

Shperndaje