Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kate Middleton ndjek hapat e Princeshës Diana

May 01
10:44 2016

Dukesha Kate - VOGUE

Dukesha Kate - VOGUE
Picture 1 of 4

Revista e njohur e modës dhe fashion-it, Vogue, feston 100-vjetorin e krijimit të saj. Princesh Diana, ka qenë një prej personazheve të preferuara të kësaj reviste gjatë gjithë jetës së saj. Por pas shumë vitesh që “Vogue” nuk kishte në kopertinë një personazh të familjeve mbetërore, Dukesha Kate, e theu këtë mungesë.

Kate Middleton, e cila e ka pranuar edhe më parë se nuk ka as frikë dhe as turp të krahasohet me Princeshën Diana, ka pranuar të jetë imazhi i “Vogue” për të publikuar një numër interesant reviste për hirë të 100 vjetorit.

Për këtë rast, ka qenë hera e parë për Middleton të lejojë një profesionist të make-up të kurojë imazhin e saj. Dy nga fotografitë e realizuara për kopertinën e këtij numri special, do të vendosen edhe në galerinë e “Vogue” të titulluar: “Vogue 100: A Century of Style” ku Dukesha Kate do të jetë e pranishme. Veshjet që u përdorën në shërbimin fotografik të Dukeshës Katë u zgjodhën nga një marrëveshje me vetë atë, drejtorin artistik të “Vogue” dhe Kryeredaktoren e revistës, Alexandra Shulman. Marka e veshjeve që është përdorur më së shumti në pamjen e saj është Burberry.

Në fjalën e saj Alexandra Shulman është shprehur: “Jam e nderuar që Dukesha pranoi këtë bashkëpunim me ne dhe dua të pranoj se arritja e një kopertine të tillë është një nga pikat më të larta të karrierës time” ndërkohë që Dretori I ekspozitës shtoi: “Fotografitë e Dukeshës janë në përputhje të drejtpërdrejt me atë ç’ka ajo është; plot me jetë, me një sens humori të lartë, mendimtare dhe inteligjente e ç’ka është me interesantja; e bukur. Ne kemi shijuar çdo moment në praninë e saj dhe zgjedhjen e fotografive dhe mezor pres të përfundojmë misionin…”

Komento
Etiketimet
Shperndaje