Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kate Hudson: E kam falur tim atë. Kjo është gjëja më e rëndësishme për të ecur përpara në jetë

Kate Hudson: E kam falur tim atë. Kjo është gjëja më e rëndësishme për të ecur përpara në jetë
September 29
10:53 2016

Kate Hudson ka pohuar se tashmë e ka falur babain e saj biologjik që e ka braktisur kur ajo ende ishte shumë e vogël.  Aktorja është treguar e sinqertë në lidhje me marrëdhënien e saj me të atin, Bill Hudson, në Howard Stern Show.

“Unë pa dyshim që i njoh të gjitha arsyet e mundshme, por kjo është diçka me të cilën ai do të jetojë gjithë jetën. Duhet të jetë e dhimbshme. Unë e kam falur. Falja është gjëja më e rëndësishme për të ecur para në jetë”,- ka rrëfyer ajo.

Prindërit e saj u martuan në vitin 1976 dhe nga kjo martesë lindën dy fëmijë, Kate dhe Oliver. E pyetur nga Stern se sa e ka ndier mungesën e babait, aktorja ka rrëfyer se nuk e ka ndier gjatë gjithë jetës.

“Sigurisht që të rritesh pa një prind prezent në jetën tënde ka të metat e veta.  Këtë e kanë të qartë të gjithë ata që kanë kaluar të njëjtën situatë”.

Aktorja ka shtuar se terapia e ka ndihmuar shumë të kalojë gjendjen e saj emocionale.

Për fat të mirë, nëna e saj dhe njerku, Kurt Rusell, i kanë mbajtur fëmijët sa më larg nga situata.”Kur ke një baba si Kurt, i cili ka qenë aty për mua sa herë kam qenë në vështirësi, është një gjë e çmuar. Besimi që kam marrë prej tij është shumë i shtrenjtë”.

Bill Hudson ka qenë për një kohë të gjatë larg jetës së fëmijëve dhe nipërve të tij. “Kjo duhet të jetë e dhimbshme për të dhe ai duhet të ketë arsyet e tij. Në fund të fundit, përvoja me tim atë më ka bërë kjo që  jam sot. Kam një “lëkurë të fortë” dhe mund të duroj shumë”,- ka përfunduar aktorja./Blitz.al/

Komento
Shperndaje