Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kastro Zizo uron të birin për ditëlindje përmes fjalësh dashurie: Më dhe ndjenjën më të bukur në botë…

Kastro Zizo uron të birin për ditëlindje përmes fjalësh dashurie: Më dhe ndjenjën më të bukur në botë…
October 24
09:23 2016

Kastro Zizo është baba i dy fëmijëve, i një vajze me emrin Nia dhe i një djali të quajtur Dankan. Ditën e sotme, Dankan ka ditëlindjen dhe përmes fjalësh dashurie babi Kastro i ka uruar 10- vjetorin e tij të lindjes. Kastro është një baba i përkushtuar dhe shpesh në daljet e tij publike e ka shprehur dashurinë e tij për fëmijët. Përmes një postimi në Instagram pak orë më parë, Kastro ka rrëfyer se ndihet babai më krenar në botë.
“Si sot 10 vjet më parë ti erdhe në jetë, plotësove qenien time duke ma shtuar ndjenjën më të bukur në botë… atë të prindit! Të kam dritë, sy, shpirt… s’e di nëse duhet të të përkëdhel apo të të flas si një “burruk”… e rëndësishme është që jam babi më krenar në botë. Ta do babi qenien! Edhe 100 bir!”- shkruan Kastro në Facebook. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje