Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kastro Zizo: “Unë e di kush e fiton Festivalin e RTSH-së”

Kastro Zizo: “Unë e di kush e fiton Festivalin e RTSH-së”
October 22
15:10 2016

Para pak javësh u prezantuan edhe risitë e festivalit të 55-të të RTSH-së nga drejtuesit ekzekutivë e artistikë të Televizionit Publik Shqiptar. Edhe pse na ndan pak kohë nga prezantimi i këngëve, polemikat për fituesin kanë filluar.

Kastro Zizo ka postuar në Facebook një status ku shkruan: “Unë e di se kush do ta fitojë festivalin e RTSH-së”. Kjo ka tërhequr vëmendjen e komentuesve, të cilët e kanë pyetur më shumë për këngën fituese, sipas Kastros, e ai është përgjigjur në njërin nga komentet: “Madje kënga ende nuk është mbaruar”. Pyetjes nëse është Flaka Krelani fituese, këngëtari i është përgjigjur: “Ah, sikur!”

Nuk e dimë nëse Kastro po bën shaka lidhur me këngën fituese apo po ironizon dikë, por në festivalet apo konkurset shqiptare të këngës gjithmonë ka pasur polemike se cili apo cila do të “rrëmbejë” trofeun e madh. Prandaj le të presim në ditët në vazhdim… /Blitz.al/

rerer

Komento
Shperndaje