Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kastro Zizo: Tregu muzikor si tregu i gjësë së gjallë

Kastro Zizo: Tregu muzikor si tregu i gjësë së gjallë
August 27
20:45 2016

Gjatë intervistës në “Thumb” Kastro Zizo ka folur për këngëtarët, të cilët blejnë klikimet por nuk mund të mos përmendte dhe diçka nga jeta private.

Kastro ka thënë se shumë këngëtarë të estradës blejnë klikimet dhe për këtë arsye disa këngë kanë miliona klikime në Youtube.

“Disa hanë bukë nga kjo gjë, unë ha bukë me punë të tjera. Këtu nuk flas për të gjithë artistët sepse ka edhe artistë shumë të mirë si Besa, Elvana, Flori, Getoari kurse disa të tjerë fitojnë vetëm nga klikimet”-ka thënë ai.

Një shembull konkret që tregon këngëtari është se kënga e tij “Papa love” është shumë e pëlqyer nga publiku por ka vetëm 250.000 klikime për 2 vjet kurse disa këngë të tjera marrin 1 milion klikime për vetëm një javë. Për Kastron tregu muzikor është kthyer në “ tregun e gjësë së gjallë”.

Përveç kësaj këngëtari flet për jetën e tij private dhe thotë: “ Nuk dua të shes skupet e mia me femra dhe gra”.

Ai pranon se 2 femrat që ka bërë fëmijë i ka dashur vërtetë, por është dashuruar edhe me femra të tjera për 3 ditë ose maksimumi 2 -3 muaj. Pavarsisht historive të dashurisë që ka patur ai përsëri nuk heq dorë nga martesa dhe ku i dihet Kastro mund të martohet përsëri një ditë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje