Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kastro Zizo si Azisi: “Mos paragjykoni! Para Zotit jemi njësoj”

April 12
10:31 2016

Duket se natyra e tij e sinqertë dhe guximi që e karakterizon si artist u bënë bashkë në figurën e Kastro Zizos. Në spektaklin “Your Face Sounds Familiar”, atij gjithnjë i kanë rënë personazhe nga më pikantët dhe të vështirë për t’u bërë, sidomos nëse të duhet të imitosh personazhe si Konçita apo Azis, këngëtarë të cilët përveç zërit janë komentuar në mediat botërore për seksualitetin e tyre.

Ka qenë përgjegjësia e Kastros që këtë javë të “vishte lëkurën” e Azisit, këngëtarit bullgar të hitit “Sen Trope”. I veshur me taka të larta e me kilota, me qerpikët fals e makijazh të rënduar, si vetë personazhi, Kastro ka vënë në funksion, përveç vokalit, edhe aftësitë e tij aktruese, duke mos u ndier aspak në vështirësi me rolin. Ai e ka paralajmëruar performancën e tij edhe në një status në Facebook, ku u ka kërkuar fansave që ta ndjekin, mos ta paragjykojnë, por të qeshin, pasi edhe vetë ai do të qeshte. “Qeshni dhe argëtohuni! Mundohuni sërish që të zhdukni homofobinë, të gjithë para krijuesit jemi njëlloj”, – ka shkruar Kastro. Ai u vlerësua me pikë maksimale, por ajo që vlen të përmendet është guximi dhe njësimi që kantautori kishte bërë me personazhin, duke e bërë kështu një nga performancat më të realizuara në spektakël.

Etiketimet
Shperndaje