Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kastro Zizo: Në “Kastroland” gjobat zëvendësohen me puthje!

Kastro Zizo: Në “Kastroland” gjobat zëvendësohen me puthje!
November 03
14:31 2016

Kastro Zizo është një nga personazhet e showbiz-it shqiptar që reagon shpesh në rrjete sociale për kauza apo tema të ndryshme. Mëngjesin e sotëm, këngëtari na ka paraqitur një panoramë se si do të ishte një qytet në qoftë se do ta ndërtonte ai vetë. Në një qytet të mbushur me trafik e semaforë, Kastro na mirëpret në “Kastrolandia”, një qytet i gjithi sipas rregullave të tij.

“Në qytetin që po ndërtoj unë, semaforët kanë 4 ngjyra dhe njerëzit ndriçohen nga kultivime masive xixëllonjash me në krye Gilin. Gjobat e policisë i kam zëvendësuar me puthje në varësi të krimit (faqe- hundë-gojë-qafë). Welcome në Kastrolandia!”- shkruan Kastro në Facebook.

Ajo që është më e rëndësishme në këtë qytet: nuk do të ketë gjoba për shoferët, por vetëm puthje./Blitz.al/

kastro

Komento
Shperndaje