Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kastro Zizo: “Mjekët shqiptarë më vranë nënën”

Kastro Zizo: “Mjekët shqiptarë më vranë nënën”
April 08
22:02 2016

Ai ka humbur nënën si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, nga e cila  vuante që prej 8 vitesh. I ftuar në “Zonë e lirë”, Kastro Zizo ka shpërthyer me tone urrejtjeje e duke iu hakërryer mjekësisë në vend. Humbja e nënës e ka prekur shumë kantautorin, i cili edhe sot i kishte sytë me lot.

Sipas tij, ajo kishte ende mundësi të jetonte, por faji ishte i dikujt tjetër, që ndoshta nuk mund ta shëronte plotësisht, por ama mund t’ia zgjaste jetën.

Kush ka qenë ky fajtor? Mjekësia është kthyer në armikun  aktual të Kastros pasi, sipas tij, të gjithë mjekët janë shndërruar në grupe kriminale. “Gjatë kohës që ime më jepte frymë, kanë vdekur 9 veta. Për një ilaç që mungonte aty, jeta e mamasë sime do të ishte më e gjatë. Ky sistem i kalbur mjekësor që shet pallavra çdo ditë. Mallkuar qofshin se mundësitë  i kishin, shumë e më shumë, për t’i shtyrë jetën! I zënçin hakat e mia”, – është shprehur Kastro.

Ka qenë ky inati i  Kastros, i cili nuk i ka kursyer mallkimet e as epitetimet si “derra që edhe po t’u japësh lëkurën  e shalqirit, jepu dhe  foshnjën  e tyre dhe  e hanë”. I gjithë mllefi i tij ka vetëm një objektiv, mjekësinë shqiptare aty ku, sipas artistit, kalbësia vjen nga barkderrësia e madhe. Kjo humbje e madhe ka rënduar shpirtin e Kastros, i cili ështe shprehur se faktin që nëna e tij u largua kaq herët nga kjo botë nuk ka për ta harruar kurrë.

Shperndaje